top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI NERFUSHAZ; MIRDITË | LUAN VUKAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ BANESËS SË VËLLAIT TË ISH-BASHKËSHORTES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 2 min read
ree

Fshati Nerfushaz, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Luan Vukaj, me moshë 51 vjeç.


Njoftim | Mirditë / Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.


Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.


Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.


Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.


Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.


Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page