MINISTRIA RUSE E MBROJTJES: GATI 200 DRONË UKRAINAS GODITËN RUSINË; NJË I VDEKUR + 23 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rrëzoi 193 dronë ukrainas gjatë natës, ndërsa autoritetet vendore raportuan për një subjekt të vrarë në sulm.
Guvernatori i rajonit kufitar të Briansk, Aleksandër (Alexander) Bogomaz, deklaroi në Telegram se një minibus u godit në fshatin Pogar, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur pesë pasagjerë.
“Një person u vra dhe 23 të tjerë u plagosën në sulmet e djeshme ukrainase në rajonin e Belgorodit”, tha guvernatori i rajonit kufitar Vjaçesllav (Vyacheslav) Gladkov.
“Një person u vra dhe një u plagos në më shumë se 700 sulme ruse dje në rajonin e Zaporizhias”, njoftuan sot autoritetet e Kievit, duke cituar mediat vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments