top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA E TREGTISË E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS KUFIZOI EKSPORTET E MALLRAVE NË JAPONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës ka shtrënguar kontrollet e eksportit në Japoni të artikujve me përdorim të dyfishtë, si civilë ashtu edhe ushtarakë, pas përplasjes diplomatike të vazhdueshme midis Pekinit dhe Tokios.


Ministria e Tregtisë tha në një deklaratë se masat e reja kshin hyrë në fuqi menjëherë.


Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi) është sërish nën kritika për komentet e saj të kryera në nëntor mbi çështjen e Tajvanit, në të cilat, ajo haptazi aludoi për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake përgjatë Ngushticës së Tajvanit në rast të një sulmi kinez në ishull, të cilin, Pekini e pretendon si një pjesë të shenjtë dhe të patjetërsueshme të territorit të saj.


Deklaratat e kontestuara janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kinës, shkelin seriozisht parimin “Një Kinë” dhe janë jashtëzakonisht serioze në natyrë dhe ndikim.


Kështu tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me arsyetimin pas masave të ashpra.


Për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare dhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare si mospërhapja, dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, Kina ka vendosur të ndalojë eksportin e të gjitha artikujve me përdorim të dyfishtë për përdoruesit fundorë ushtarakë japonezë për qëllime ushtarake, si dhe për çdo përdorues tjetër fundor që do të kontribuonte në rritjen e aftësive ushtarake të Japonisë.


Prandaj, çdo organizatë ose individ nga çdo vend ose rajon që shkel dispozitat e reja duke transferuar ose furnizuar artikuj me përdorim të dyfishtë me origjinë nga Kina te organizatat ose individët japonezë do të mbahet ligjërisht përgjegjës në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page