REPUBLIKA POPULLORE E KINËS PËRFUNDOI ME SUKSES STËRVITJET USHTARAKE PËRRETH REPUBLIKËS SË KINËS (TAJVANIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2025
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës tha se kishte përfunduar me sukses stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit (Republikës së Kinës), të cilat, përfshinin ushtrime me armë zjarri që simulonin bllokadën e porteve kryesore dhe sulme ndaj objektivave detare.
“Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore ka përfunduar me sukses stërvitjet ‘Misioni i Drejtësisë 2025’” tha zëdhënësi Kapiten Li Shi (Xi) në një deklaratë, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
“Trupat do të vazhdojnë stërvitjen për të penguar me vendosmëri përpjekjet separatiste për pavarësinë e Tajvanit dhe ndërhyrjen e jashtme”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments