top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I UNIFIKIMIT I KORESË SË JUGUT ÇUNG DONG-JANG (CHUNG DONG-YOUNG): KOREJA E VERIUT KA 2 MIJË KG URANIUM TË PASURUAR NË MASË TË LARTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29, 2025
  • 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Koreja e Veriut zotëron deri në 2000 kg uranium të pasuruar në masë të lartë falë përpjekjeve të vendosura për të zgjeruar drastikisht kapacitetet e saj bërthamore në vitet e fundit”.


Ky është vlerësimi i bërë publik në një konferencë për shtyp nga Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Çung Dong-Jang (Chung Dong-young), bazuar në të dhënat e ekspertëve të disponueshme publikisht, sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”.


Një ndalesë është urgjente. Edhe në këtë moment, centrifugat e uraniumit në katër zona të Veriut po funksionojnë për të grumbulluar material bërthamor”, shtoi Ministri Çung (Chung).


Rifillimi i bisedimeve Veri-SHBA do të ishte një pikë kthese nga ngërçi në denuklearizimin e vendit të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page