top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME TAKOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË OKB.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2023
  • 1 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kreu një takim zyrtar në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Takimi midis tyre u përqendrua te puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, si dhe te përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi Sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies.

Fundi i vitit 2023 shënon edhe përmbylljen e mandatit dyvjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page