MINISTRI I MBROJTJES U PRIT NË BRITANINË E MADHE ME KËNGËN “DËBORA ZBARDHI MALET”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, u prit në ceremoninë e organizuar nga autoritetet britanike, gjatë vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, me një këngë shqiptare, të titulluar “Dëbora zbardhi malet”, e cila, është një këngë tipike korçare. Në pritjen zyrtare, që iu kushtua ministrit Peleshi në Ministrinë britanike të Mbrojtjes, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore luajti këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”. Ministri Peleshi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku është pritur nga personalitete të larta, duke u takuar me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen, Ben Uolleis (Ben Wallace), dhe me të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sër Stjuart Piç (Sir Stuart Peach). Më poshtë po paraqesin tekstin e këngës “Dëbora zbardhi malet”. Dëbora zbardhi malet-ë Dhe fushën tatëpjetë. Se njerëzia më s'po dalin dot Se rruga është e shkretë. Të thashë moj syzezë Se më s’këndon bilbili. Se fletët zunë po bienë Dhe po afrohet dimri. Të thashë moj syzezë Që të mos dashurohemi. Dashuria është e ëmbëlë, Po do t'na hidhërojë.
Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments