top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM ITALIAN PROPOZOI QË NË BRUKSEL DHE JORKUN E RI TË KRIJOHET GRUPI “MIQTË E BP”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2023
  • 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë, të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të, të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, i Republikës së Italisë, Antonio Tajani, u takua dje me homologët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Këtë e ka bërë të ditur Farnesina, përmes një komunikate. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një prioritet për Italinë. Ne ndajmë lidhje të thella historike, dhe duam të rifillojmë më tej bashkëpunimin në të gjithë sektorët, duke filluar nga ai ekonomik - vërejti z. Tajani. Qasja jonë ndaj sfidave të rajonit është e hapur, gjithëpërfshirëse dhe bazuar në dialog”, tha ai. Zëvendëskryeministri ritheksoi rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit, dhe nevojën për të nxitur veprime të përbashkëta, për të trajtuar së bashku, në një mënyrë më efikase, luftën kundër migracionit të parregullt, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe organizatave kriminale, që e menaxhojnë atë. Z. Tajani nënvizoi gjithashtu si angazhimet e radhës në kalendar, veçanërisht samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Bruksel në dhjetor. Qeveria i kushton rëndësi të madhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Jemi të përkushtuar që këtë proces ta përshpejtojmë edhe përmes masave graduale integruese”, tha zëvendëskryeministri, dhe njëherësh ministri i Jashtëm Tajani. Me propozimin e tij, u vendos që si në Nju Jork, ashtu edhe në Bruksel, të krijohet një grup pune “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, posaçërisht për promovimin e integrimit europian të Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sërish me propozimin e z. Tajanit u ra dakord që të organizohej një takim në të njëjtin format ministror në baza të rregullta, dy herë në vit, për të pasur një diskutim të vazhdueshëm, për çështje me interes të përbashkët. Në fund të takimit, z. Tajani ftoi ministrat e pranishëm në Romë, që të marrin pjesë në “Dialogjet Med” (2-4 nëntor 2023).


Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page