top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IGLI HASANI NESËR DO TË MARRI PJESË NË KONFERENCËN TRE DITORE TË AMBASADORËVE: TAKIM I RËNDËSISHËM I SHËRBIMIT TË JASHTËM SHQIPTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

 

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

 

Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

 

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

 

Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 9.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

 

Në diskutim tre ditor, do të përfshihen sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page