MINISTRI I INFORMACIONIT I KAMBOXHIAS NETH PHEAKTRA: 4 CIVILË TË VRARË + 10 TË PLAGOSUR NGA SULMET TAJLANDEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 minutes ago
- 1 min read

Phnom Penh, Komboxhia | “Të paktën katër civilë kamboxhianë u vranë në sulmet tajlandeze”.
Kështu tha për Ministri i Informacionit i Kamboxhias Neth Pheaktra për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Ministri Pheaktra tha se përleshjet e sotme në kufirin me Tajlandën lanë gjithashtu rreth dhjetë të plagosur.
“Të paktën katër civilë kamboxhianë u vranë në sulmet tajlandeze në provincat Oddar Minçei (Meanchey) dhe Preah Vihear”, tha Ministri Pheaktra.
Tajlanda, e cila, kreu sulme ajrore përgjatë kufirit, raportoi se një ushtar u vra dhe tetë të tjerë u plagosën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments