TAJLANDË | 1 USHTAR U VRA NË LUFTIME ME FORCAT USHTARAKE TË KAMBOXHIAS; TË DYJA PALËT AKUZOJNË NJËRA-TJETRËN PËR FILLIMIN E LUFTIMEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 57 minutes ago
- 1 min read

Bangkok, Tajlandë | “Një ushtar tajlandez u vra dhe katër të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kufirin me Kamboxhian”.
Ushtria tajlandeze e njoftoi këtë.
“Forcat kamboxhiane sulmuan ushtarët tajlandezë në provincën Ubon Ratchathani, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze Uinthai Suvari (Winthai Suvaree).
Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias tha se forcat tajlandeze nisën një sulm në provincat kufitare Preah Vihear dhe Oddar Minçei (Meanchey).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments