MINISTRI I DREJTËSISË I RSH-së ULSI MANJA: HAP HISTORIK PËR DREJTËSINË SHQIPTARE NË NËNSHKRIMIN E KONVENTËS SË HAGËS PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE DHE TREGTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Drejtësisë, i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja e cilësoi hap historik për drejtësinë shqiptare nënshkrimin e Konventës së Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare.
Në një postim në rrjetet sociale virtuale, ministri Manja tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi drejtësie më të besueshëm dhe të aksesueshëm për qytetarët dhe bizneset shqiptare.
“Kjo arritje ul ndjeshëm kostot dhe kohën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, përmirëson klimën e biznesit dhe përforcon bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ministri Manja.
Konventa vendos një gurthemel të fortë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.
Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate, katër prej të cilave janë firmosur nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke forcuar reputacionin e Shqipërisë në drejtësinë ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments