MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PËRKUJTOI ME DHIMBJE DHE NDERIM TË THELLË RËNIEN E KATËR DËSHMORËVE TË ATDHEUT NGA RADHËT E POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese dhe qytetarë të vendit tonë.
Sot, më 7 Gusht 2024, kujtojmë me dhimbje dhe nderim të thellë rënien e katër Dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit:
Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari.
Këta trima, të cilët humbën jetën 15 vite më parë, na kujtojnë me sakrificën e tyre të përhershme, se siguria e vendit tonë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm.
Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe gjithë shqiptarëve, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për këta heronj. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë.
Falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.
Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë.
I paharruar qoftë gjithmonë kujtimi i dëshmorëve të atdheut 🙏
Lavdi të përjetshme!
Me respekt dhe nderim,
Ervin Hoxha
Ministër i Brendshëm, thuhet në një shënim të botuar në llogarinë e ministrit Hoxha në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments