MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË NË TIRANË FABRICIO BUÇI (FABRIZIO BUCCI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | 🇦🇱🤝🇮🇹 Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili së pari, më uroi për detyrën e rëndësishme të marrë. Konfirmuam edhe njëherë afërsinë mes dy vendeve mike.
I pohova ambasadorit se kam qenë dhe jam dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në 🇪🇺
Ambasadori italian theksoi gjatë takimit tonë të parë, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.
Shpreha gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale, thuhet në një shënim të botuar në llogarinë e ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Ervin Hoxha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments