top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR ELLEISTËR (ALASTAIR) KING SMITH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | 🇦🇱🤝🇬🇧 Prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë.

 

Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

 

Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës.

 

Së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond 'grant' prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

 

Së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.

 

Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, thuhet në një shënim të botuar në rrjetin social virtual Facebook.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page