MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E BASHKIMIT EVROPIAN NË TIRANË SILVIO GONXATO (GONZATO).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonxato (Gonzato).
Gjatë takimit ministri Hoxha dhe ambasadori Gonxato (Gonzato) ranë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i Policisë së Shtetit, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato) në një postim në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments