MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA: NDËSHKIM I ASHPËR LIGJOR PËR ÇDO PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT QË CENON BESIMIN E QYTETARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha vlerësoi operacionin e Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për arrestimin e shefit të antidrogës në Durrës.
“Ky operacion është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor”, tha ministri Hoxha.
“Vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor”, tha ministri Hoxha më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments