top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO: U ARRESTUA KREU I NJË GRUPI KRIMINAL HAKERASH RUMUNË FALË NJË OPERACIONI POLICOR ITALO-RUMUNO-FRANCEZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14
  • 1 min read
ree

Milano, Itali | Policia Shtetërore Italiane ka arrestuar kreun e një bande hakerash rumune të specializuar në sulme ransomware, falë një operacioni të përbashkët me Francën dhe Rumaninë.


Hetimi penal paraprak, i kryer nga Qendra Kibernetike e Milanos dhe i koordinuar nga Policia italiane Postare dhe Shërbimi italian i Sigurisë Kibernetike, çoi, vetëm brenda pak muajsh, në identifikimin e shumë të dyshuarve, të gjithë shtetas rumunë.


Gjykatësi hetues i Milanos e ka lënë të dyshuarin kryesor, një burrë 44-vjeçar të konsideruar shumë të rrezikshëm, në paraburgim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page