top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E TË MITURVE E MILANOS: 20 VJET BURG PËR RIKARDO KIARONIN (RICCARDO CHIARIONI); VRAU TË GJITHË FAMILJEN ME THIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read
ree

Milano, Itali | Z. Rikardo Kiaroni (Riccardo Chiarioni), i cili, natën midis 31 gushtit dhe 1 shtatorit të vitit 2024, kur ishte 17 vjeç, vrau babanë, nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar me 108 plagë me thikë në një vilë në Paderno Dunjano (Dugnano), në zonën e Milanos, u dënua me njëzet vjet burg, dënimi maksimal.


Kjo u vendos në gjykimin penal të shkurtuar nga Gjykata e të Miturve e Milanos, e cila, nuk e njohu defektin e pjesshëm mendor të djalit, të mbrojtur nga avokati Amedeo Rixa (Rizza), dhe i cili tani është 18 vjeç, pavarësisht se kjo është konfirmuar nga një vlerësim psikiatrik.


Zyra e Prokurorit kishte kërkuar 20 vjet.


Prokurorët kishin caktuar tashmë për të një trajtim specifik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page