top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO | SEKRETARJA E KOMITETIT TË SIGURISË KRISTINA (CRISTINA) IRRERA RAPORTOI SE DERI MË TASH KA MARRË 100 MIJË MESAZHE KËRCËNUESE NË MEDIAT SOCIALE VIRTUALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Milano, Itali | Të paktën 100 mijë mesazhe me fyerje dhe kërcënime - rreth përdhunimit, vdekjes, rrëmbimit dhe madje edhe vrasjes së qenit të saj, së bashku me adresën e shtëpisë dhe vendndodhjen e interfonit - janë postuar në mediat sociale virtuale, të shoqëruara me thirrje për dhunë kundër saj.


Ky është makthi që Kristina (Cristina) Irrera, sekretarja 26-vjeçare e Komitetit të Sigurisë së Milanos, e cila, raportoi rastin, ka jetuar që nga shkurti i kaluar.


Kërcënimet filluan të vinin në muajin shkurt, por u intensifikuan duke filluar nga muaji korrik.


Ndihem e ndjekur dhe e spiunuar 24 orë në ditë”, tha gruaja e re për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa”.


Sapo postoj diçka në rrjetet e mia sociale, menjëherë fillojnë të vijnë kërcënime, si për mua ashtu edhe për ata që më ndjekin, nga familja ime deri te i dashuri im”, tha ajo.


Znjsh. Kristina (Cristina), e cila, iu bashkua Komitetit të Sigurisë së Milanos tre vjet më parë, pasi u sulmua nga hajdutë xhepash në metro, mendon se sulmet kundër saj rrjedhin nga fakti se me komitetin ajo merret me çështje të pakëndshme, siç janë të drejtat e grave dhe feminicidet.


26-vjeçare nga Siçilia, e cila, u transferua në Milano për të ndjekur universitetin, ka një ide se kush fshihet pas kërcënimeve.


Është e mundur që të jetë një përdorues që debatoi me mua, por jam e bindur se ka më shumë se një person përgjegjës dhe se gjithçka filloi nga grupet e Telegramit”, tha ajo.


Zyra Postare gjithashtu e thotë këtë; se sulmet po vijnë nga Telegrami dhe se llogaritë e komenteve janë të gjitha të vjedhura; të gjitha u përkasin njerëzve që u përpoqën të blinin paketa ndjekësish, por, identitetet dixhitale të të cilëve u vodhën.


Kërcënimet janë raportuar tashmë.


Unë paraqita një ankesë në shërbimin postar në korrik dhe këtë mëngjes u ktheva në policinë gjyqësore”, tha ajo, gjatë një pushimi nga puna e saj si bariste, ku punon edhe si dado dhe si menaxhere e mediave sociale virtuale.


Ata më dhanë numrin e një qendre kundër dhunës për të aktivizuar kodin e kuq për dhunën me bazë gjinore, pasi më kanë thënë se do të jem viktima e radhës e femicidit dhe më siguruan se një makinë policie do të kalojë pranë shtëpisë sime.


Diçka ka lëvizur, megjithëse ngadalë, por jam e dëshpëruar”, përfundon ajo.


Sot qava për herë të fundit në stacionin e policisë. Nuk e mendoja kurrë se do të gjendesha në këtë situatë, me njerëz që madje më shkruanin, si mbrëmë, duke më thënë se donin të helmonin qenin tim”, tha ajo.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page