top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIJËRA IZRAELITË U MBLODHËN NË TEL AVIV PËR PAQE NË GAZË DUKE KËRKUAR LIRIMIN E PENGJEVE DHE NJË MARRËVESHJE PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË GAZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27
  • 1 min read
ree

Tel Aviv, Izrael | Mijëra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv këtë mbrëmje, siç bëjnë çdo të shtunë, duke kërkuar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gazë.


Protestuesit shpalosën një banderolë të madhe në Sheshin e Pengjeve ku shkruhej “Të gjithë pengjet, sillni menjëherë në shtëpi”.


E vetmja gjë që mund ta ndalë rënien në humnerë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund luftës dhe i sjell të gjithë pengjet dhe ushtarët në shtëpi”, tha znj. Lishei (Lishay) Miran-Lavi, bashkëshortja e z. Omri Miran, ende i burgosur në Gazë.


Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), ajo tha se:

1- Përdorni ndikimin tuaj te Kryeministri Netanjahu. Zgjatja e kësaj lufte vetëm sa e vë Omrin dhe pengjet e tjera në një rrezik edhe më të madh”.


Vëllai i një pengu tjetër e quajti fjalimin e kryeministrit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të zbrazët, duke e fajësuar atë gjithashtu për masakrën e 7 tetorit.


Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të hënën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page