OKB | KRYEMINISTRI IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: NJË NJOLLË TURPI DO T'I SHOQËROJË VENDET QË NJOHËN SHTETIN PALESTINEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 26
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Njohja e shtetit palestinez nga Evropa tregon se ia vlen të vrasësh hebrenjtë”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e tha këtë gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Një shtet palestinez - shtoi Kryeministri Netanyahu - do të ishte vetëvrasje kombëtare për Izraelin”.
Kryeministri Netanjahu sulmoi vendet që e kanë njohur shtetin palestinez duke thënë se:
1- “Një njollë turpi që do t'ju shoqërojë, një vendim që do të inkurajojë terrorizmin kundër hebrenjve, duke zbuluar më tej se shumë udhëheqës që dënojnë publikisht Izraelin na falënderojnë pas dyerve të mbyllura.
T'u japësh palestinezëve një shtet një kilometër larg Jerusalemit pas 7 tetorit është si t'i japësh al-Kaedës një shtet një kilometër larg Nju Jorkut pas 11 shtatorit.
Vetë palestinezët nuk besojnë në zgjidhjen me dy shtete; ata nuk duan një shtet pranë Izraelit, por në vend të Izraelit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments