top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MESAZH SENSIBILIZUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25, 2023
  • 1 min read

Agjencia Kundër Narkotikëve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), u bën thirrje qytetarëve të ndershëm shqiptarë, atyre që jetojnë duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjet, atyre që e ndjejnë çdo ditë dhunën, pabarazinë përpara ligjit, harbutërinë dhe konkurrencën e pandershme në të tëra fushat e jetës, që u bëjnë individë që i përkasin agjenturës së krimit ordiner, që t’i denoncojnë përfshirjet të tyre në tregëtinë e drogërave dhe në pastrimin e parave (individë të kriminalizuar që jetojnë ose ushtrojnë veprimtari tregtare në territoret e vendbanimeve të tyre), në numërin WhattsApp: +1 571 502-7846, ose në adresën e postës elektronike: albania_DEA_tipline@state.gov

DEA, mbështetur mbi ligjet përkatëse që normojnë veprimtarinë e saj institucionale, garanton anonimatin dhe ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave penale.

Denoncimet mund të bëhen mbështetur ligjërisht mbi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dhe mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, akte juridike këto që u garantojnë qytetarëve shqiptarë të drejtën e shprehjes (lirinë e fjalës) pa marrë parasysh kufijtë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të punojnë me Republikën e Shqipërisë dhe me qytetarët e ndershëm shqiptarë, për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë, për të mbarë shqiptarët dhe për Shqipërinë.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page