MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES AUTORITETEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ATYRE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR RUAJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet IKTK të Shqipërisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës.
Nënshkrimi i këtij memorandumi synon përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në mënyrë të veçantë objekteve të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe veçanërisht objekteve të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për t’i restauruar dhe për t’i konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhuroi për arkivin e AMMKM, revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin e bibliotekës dhe shkëmbimin e përvojës për rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments