MEKSIKA PEZULLOI MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME EKUADORIN PAS HYRJES ME FORCË NË AMBASADËN MEKSIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 7, 2024
- 3 min read
Meksiko, Meksikë | Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador njoftoi të premten pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me Ekuadorin pas hyrjes me forcë të policisë ekuadoriane në ambasadën meksikane në Kuito (Quito) dhe arrestimit të mëvonshëm të ish-zëvendës presidentit të Ekuadorit Jorge Glas.
Këto ngjarje ndodhën një ditë pasi qeveria ekuadoriane vendosi të dëbojë ambasadoren meksikane Raquel Serur në përgjigje të deklaratave të bëra nga presidenti meksikan López Obrador të mërkurën.
Nëpërmjet llogarisë së tij në platformën sociale virtuale Iks (X) presiendti López Obrador denoncoi me forcë ndërhyrjen e policisë ekuadoriane në ambasadën meksikane në Kuito (Quito), dhe ndalimin pasues të z. Glas, i cili kishte qenë në ambasadën meksikane në Kuito (Quito) që nga 17 dhjetori 2023, dhe së fundmi i ishte dhënë azil politik nga qeveria meksikane.

___.png)












