MEDIAT LIBANEZE: DELEGACIONI IZRAELIT U NIS PËR NË KAJRO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 4, 2024
- 1 min read
Kajro, Egjipt | Sipas burimeve egjiptiane të cituara nga gazeta libaneze al-Akhbar, e lidhur me Hezbollahun, një delegacion izraelit pritet të mbërrijë në Kajro në orët e ardhshme për të bërë të njohur qëndrimin e Izraelit për propozimin e fundit të armëpushimit me marrëveshjen për lirimin e pengjeve.
Të njëjtat burime thonë se marrëveshja mund të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme, në dritën e presionit amerikan ndaj Izraelit dhe përpjekjeve diplomatike rajonale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














