ME KËTË PAMJE NGA MANASTIRI I ZVËRNECIT AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX (VOKS) U URON BESIMTARËVE TË KRISHTERË NGA MOT GËZUAR FESTËN E SHËN MARISË “FJETJEN E HYJLINDËSES”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Besimtarët e krishterë festojnë sot festën e Shën Marisë, apo siç njihet ndryshe “Fjetja e Hyjlindëses”.
Me këtë pamje të Manastiri i Zvërnecit Agjencia Telegrafike Vox (Voks) u uron besimtarëve të krishterë nga mot gëzuar.
15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria iu bashkua birit të saj, Jezu Krishtit.
Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në Zvërnec ndërthuren historia, kultura dhe peizazhet mbresëlënëse, që e bëjnë një atraksion të rëndësishëm turistik.
Në manastir mund të shkohet përmes një ure këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shekullit të 10-të pas Krishtit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments