MBRËMË NË SHKODËR U TENTUA TË VRITEJ SELAMI BRAHIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9, 2024
- 2 min read
Lagjja 10 Korriku, Shkodër, Shqipëri | Z. Selami Brahimi u qëllua me armë zjarri në Shkodër.
Akti kriminal ndaj z. Brahimi ngjau në lagjen “10 Korriku”.
Disa veta (aktualisht të paidentifikuar) shtinë me armë zjarri ndaj automjetit tip “Citroen”, ku gjendaj z. Brahimi.
Njoftim | Rreth orës 17:55, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e Selami Brahimi, (e cila ka qënë e ndaluar).
Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj lëshoi deklarime lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj z. Selami Brahimi.
Z. Sulaj kumtoi se strukturat vendore të Policisë së Shtetit janë investuar maksimalisht, për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të subjekteve kriminalë, të përfshirë në aktin kriminal ndaj z. Brahimi.
“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh funksionari i Policisë së Shtetit Sulaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments