MBRËMË KA QENË NATA MË E KEQE E BOMBARDIMEVE NË GAZA | IZREALI KREU BOMBARDIME TË RËNDA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 28, 2023
- 1 min read

Gaza | Mbrëmjen e djeshme, më 27 tetor, forcat izraelite hynë në Gaza me trupa dhe tanke.
Z. Herzi Halevi, shefi i shtabit, tha se tani është duke bërë një vlerësim të situatës në vazhdim, në fund të së cilës do të merren vendime për vazhdimin e operacionit tokësor.
Rreth 150 objektiva nëntokësore, përfshirë tunele, të goditura nga forcat ajrore izraelite mbrëmë.
Zëdhënësi ushtarak raportoi vrasjen e disa terroristëve, përfshirë kreun e forcave ajrore të organizatës terroriste Hamas, Ezzam Abu Raffa.
Disa terroristë të Hezbollahut u përpoqën të lëshonin raketa drejt Izraelit, por ato ranë në Siri.
Gjatë natës, avionët izraelitë u përgjigjën duke goditur infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në Liban.
Sipas disa banorëve të Rripit, mbrëmja ishte nata më e keqe që nga fillimi i luftës për shkak të intensitetit të bombardimeve.
Ata raportuan sulme të pandërprera nga ushtria izraelite në pjesën lindore të qytetit, nga kampi i refugjatëve Jabaliya në Bet Lahiya dhe Bet Hanun.
Sulme u raportuan gjithashtu në Rripin qendror dhe në Kan Junis (Khan Yunis) në jug.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments