MBRETËRIA E SPANJËS | GJYKATA URDHËROI QË BASHKËSHORTES SË KRYEMINISTRIT PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ) BEGONA GOMEZ T’I SEKUESTROHET PASAPORTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Gjykatësi hetues i Madridit, Juan Karlo (Carlo) Peinado, ka ngritur padi ndaj znj. Begona Gomez, bashkëshortes së kryeministrit Pedro Sançez (Sanchez), dhe ka vendosur një sërë masash paraprake, duke përmendur rrezikun e arratisjes.
Këto përfshijnë sekuestrimin e pasaportës së saj, ndalimin e daljes nga vendi dhe kërkesën për t'u paraqitur në gjykatë çdo 15 ditë.
Kështu raportoi agjencia spanjolle e lajmeve “Efe” (përfshirë ente të tjera mediatiek) duke cituar një akt procedurial penal të shqiptuar sot nga magjistrati.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments