top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: BËJ THIRRJE PËR ZGJIDHJE TË FORTA PËR TË MBROJTUR KUFIJTË TANË TË PËRBASHKËT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 day ago
1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) shprehu solidaritetin e Francës me Spanjën mbi krizën e emigrantëve në Keutë (Ceuta), pas mbërritjes së 80 mijë njerëzve në fund të mujait korrik, përfshirë të paktën 10 mijë ende në enklavë.


Ai gjithashtu theksoi nevojën për të forcuar mbrojtjen e kufijve të përbashkët të Evropës.


“Ne ndajmë të njëjtin angazhim për të gjetur një ekuilibër midis përgjegjësisë dhe solidaritetit, i cili rregullon zbatimin e Paktit për Azilin dhe Imigracionin”.


Kështu tha presidenti Makron (Macron) së bashku me kryeministrin Pedro Sançez (Sánchez) në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pallatin Monkloa (Moncloa) gjatë vizitës së tij shtetërore.


“Ky ekuilibër, është e vetmja gjë efektive që Evropa mund të arrijë, dhe për këtë arsye është e nevojshme të vazhdojmë të zhvillojmë zgjidhje të forta për të mbrojtur kufijtë tanë të përbashkët dhe për të siguruar efektivitetin e tyre, duke respektuar ligjin e Bashkimit Evropian dhe vlerat tona”, - tha presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page