top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DHE BASHKËSHORTJA E TIJ BRIZHIT (BRIGITTE) U PRITËN NË PALLATIN MBRETËROR NGA MBRETI FELIPE VI-të DHE NGA MBRETËRSHA LETICIA (LETIZIA).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 hours ago
2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) dhe bashkëshortja e tij Brizhit (Brigitte) u pritën sot në Pallatin Mbretëror në Madrid nga mbreti Felipe VI-të dhe nga mbretërsha Leticia (Letizia), në fillim të vizitës së parë zyrtare të presidentit francez në Mbretërinë e Spanjës.


Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në Patio de Armas të Pallatit Mbretëror, me nderime të plota ushtarake; atje u luajtën himnet franceze dhe spanjolle, të shoqëruara nga një përshëndetje me 21 topa.


Mbreti Felipe VI-të dhe presidenti Makron (Macron) më pas inspektuan batalionin nderi të Gardës Mbretërore.


Ndër personalitetet e pranishme ishin kryeministri Pedro Sançez (Sánchez); presidentët e Kongresit dhe Senatit, Fransina (Francina) Armegol dhe Pedro Rollan; presidenti i Gjykatës Kushtetuese, Kandido Konde (Candido Conde)-Pumpido; dhe presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Aiuso (Ayuso).


Pas ceremonisë, mbreti Felipe VI-të dhe presidenti Makron (Macron) ndoqën paradën e kompanisë së nderit.


Presidenti Makron (Macron) dhe dhe zonja e parë Brizhit (Brigitte) më pas u nisën më pas për në Pallatin Zarluela, rezidenca e monarkëve spanjollë, ku morën pjesë në një drekë, e më pas në një takim midis dy krerëve të shteteve.


Vizita vjen në një kohë shkëmbimesh intensive ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore midis dy vendeve.


Këtë pasdite, Senati Spanjoll do të votojë për Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit, pas miratimit unanim të Gjykatës Kushtetuese.


Gjatë presidencës së presidentit Makron (Macron), u nënshkrua edhe marrëveshja e vitit 2021 për shtetësinë e dyfishtë midis Francës dhe Spanjës, partnerit kryesor tregtar të Parisit.


Mbi 330 mijë spanjollë jetojnë në Francë dhe afërsisht 125 mijë francezë jetojnë në Spanjë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page