top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): RESPEKT I MADH PËR PRESIDENCËN E SHBA-ës POR LUFTA ËSHTË GABIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kam respekt të madh për presidencën amerikane dhe admirim të madh për shoqërinë amerikane, por, megjithatë, qëndrimi i qeverisë spanjolle është i qartë; ne e kemi shprehur atë që nga fillimi i luftës; gjë që është qartësisht jashtë së drejtës ndërkombëtare”.


Kështu tha Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) - në një konferencë për shtyp me kryeministrin portugez Luis Montenegro pas samitit dypalësh të sotëm në Andaluzi.


Ai u pyet për kritikat ndaj Spanjës, të cilën Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e quajti humbëse pas përplasjeve të mëvonshme për shkak të konfliktit në Iran.


Midis vendeve aleate, është mirë të theksohet kur bëhet një gabim. Sipas mendimit të qeverisë spanjolle, kjo luftë është një gabim i jashtëzakonshëm për të cilin do të paguajmë”, tha Kryeministri Sançez (Sanchez).


Dhe në fakt, ne tashmë po e paguajmë atë me çmimet në rritje të naftës dhe gazit, për të mos përmendur numrin e viktimave, dhimbjen dhe vuajtjet në një rajon si Lindja e Mesme, i cili, tashmë ka vuajtur nga kriza dhe konflikte të njëpasnjëshme për shumë vite”, tha ai.


Ai mbrojti dërgimin e një fregate spanjolle në Qipro, të kontestuar nga opozita e krahut të djathtë sepse nuk ishte autorizuar nga Parlamenti.


Vendet tona janë në ballë të angazhimit pro-evropian. Prandaj, përballë kërkesës së një vendi evropian si Qiproja, i cili, si pasojë e konfliktit të Lindjes së Mesme pësoi një sulm në territorin e tij, ne mbështetëm një mision mbrojtjeje, mbrojtjeje dhe shpëtimi, të cilit, Spanja iu përgjigj”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page