MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): NUK MUND TË LUASH RULETË RUSE ME JETËN E MILIONA NJERËZVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Luftërat e mëdha shpesh shpërthejnë si rezultat i një sërë përgjigjesh që dalin jashtë kontrollit, për shkak të llogaritjeve të gabuara, dështimeve teknike ose ngjarjeve të paparashikuara.
Prandaj, ne duhet të mësojmë nga historia.
Dhe nuk mund të luajmë ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve”.
Kështu tha Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) - në një deklaratë institucionale nga Pallati Monkloa (Moncloa), duke u bërë thirrje fuqive të përfshira në konflikt në Lindjen e Mesme që të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të përqendrohen në dialog dhe diplomaci.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments