MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ): NËSE KA PARREGULLËSI NË HETIMET NDAJ PARTISË SOCIALISTE DO TË VEPROJMË ASHPËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ndërhyrja e oficerëve të Guardia Civil (Policisë, red) në selinë e Partisë Socialiste në Madrid përbënte një kërkesë për informacion dhe jo një kërkim, por rëndësia e hetimeve në vazhdim nuk duhet nënvlerësuar dhe në rast të parregullsive, vetë partia do të veprojë me të njëjtën vendosmëri si gjithmonë në ndërmarrjen e veprimeve kundër kujtdo të implikuar”.
Kështu tha Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) në një deklaratë për gazetarët në Romë.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë plotësisht me sistemin e drejtësisë, të cilin e respektojmë”, tha Kryeministri Sançez (Sánchez).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments