MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): BASHKIMI EVROPIAN DUHET TË NDËRPRESË MARRËVESHJEN E ASOCIIMIT ME IZRAELIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin.
Ne nuk kemi asgjë kundër popullit izraelit, përkundrazi, është krejt e kundërta.
Por një qeveri që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, parimet dhe vlerat e BE-së nuk mund të jetë partneri ynë. Jo luftës”.
Kështu shkroi Kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) në rrjetin social virtual Iks (X).
Çështja ndoshta do të përfundojë në tryezën e Ministrave të Jashtëm në Këshill në Luksemburg të martën e ardhshme.
Deri më tani, unanimiteti i nevojshëm për të pezulluar marrëveshjen ka munguar gjithmonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




























Comments