top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): DO T’I KËRKOJMË BASHKIMIT EVROPIAN TË SANKSIONOJË MINISTRIN ITAMAR BEN GVIR; POSHTËRIMI I ANËTARËVE TË FLOTILJES ËSHTË I PAPRANUESHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri Pedro Sançez (Sanchez) do t'i kërkojë Bashkimit Evropian të sanksionojë ministrin izraelit Itamar Ben Gvir pas videos në të cilën ai tall anëtarët e Flotiljes, përfshirë 45 spanjollë.


Në shtator, unë shpalla ndalimin e hyrjes në vend për këtë anëtar të qeverisë izraelite.


Tani do t’i propozojmë Brukselit që urgjentisht t’i ngrejë këto sanksione në nivel evropian”.


Kështu tha Kryeministri Sançez (Sanchez) në rrjetin social virtual Iks (X), duke i quajtur pamjet në videon e shfaqur nga ministri si të papranueshme.


Nuk do të tolerojmë askënd që keqtrajton qytetarët tanë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page