MBRETËRIA E SPANJËS | KONTROLLET PËR UDHËTARËT QË VIJNË NGA ITALIA ZGJATEN DERI MË 8 TETOR.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Mundësia e kontrollit të udhëtarëve nga Italia në portet dhe aeroportet spanjolle do të zgjatet deri më 8 tetor”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Efe”, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme.
Vendimi, vjen pasi qeveria italiane njoftoi zgjatjen e pezullimit të Marrëveshjes së Shengenit për Mbretërinë e Spanjës për 15 ditë të tjera.
Madridi futi për herë të parë kontrollet në përgjigje të masës italiane më 8 gusht, fillimisht për një muaj.
Masa u zgjat më pas deri më 23 shtator.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments