top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | 4 TË VRARË ME ARMË ZJARRI NË ANDALUZI; POLICIA SEKUESTROI NJË MOTOMJET TË DJEGUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 minutes ago
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Policía Local) morën dijeni se si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Andaluzi mbetën të vdekur katër veta (mes tyre një i mitur).


Ngjarja kriminale ndodhi në ishullin Kristina (Isla Cristina), në provincën e Huelvës, në rajonin jugor të Andaluzisë.


Sipas raporteve fillestare, dy burra të maskuar në një motoçikletë hapën zjarr në lagjen e klasës punëtore “El Rocio” ndaj një gruaje, djalit të saj të mitur dhe nënës së saj, përpara se të iknin.


Guardia Civil, me mbështetjen e policisë lokale, ka nisur një hetim për të rindërtuar incidentin dhe për të identifikuar personat përgjegjës.


Trupat e viktimave janë transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

 

Sipas raporteve të mediave vendore, përfshirë entin mediatik “Huelva Información”, të shtënat mund të lidhen me një larje hesapesh në një grindje që filloi në muajin shtator të vitit 2024, kur një tjetër episod të shtënash në lagjen “El Torrejon” të Huelvës la një të vdekur dhe dy të plagosur.


Autori i dyshuar u arrestua më vonë në Gijon, në rajonin verior të Asturias.

 

Në javët në vijim, u raportuan të shtëna të mëtejshme, incidente dhune dhe kërcënime, të cilat hetuesit ia atribuan një armiqësie, pasi disa nga të afërmit e të arrestuarit u strehuan në ishullin Kristina (Isla Cristina).


Në muajin maj 2025, Guardia Civil arrestoi tre persona nga e njëjta familje për kërcënime dhe të shtëna nga tarracat e shtëpive të tyre.


Korrikun e shkuar, një tjetër të shtënë la një të vdekur dhe një grua të plagosur.


Pas sulmit, sulmuesit i vunë flakën motoçikletës, e cila ishte braktisur në një pyll pishash pranë kampingut Giralda, përpara se të iknin.


Hetuesit kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë së kampingut dhe kanë forcuar sigurinë në bashki, duke përfshirë edhe varrezat ku janë varrosur viktimat.


Zv.prefekti foli për një larje hesapesh të mundshme midis klaneve, pa përjashtuar rrugë të tjera.


Hetimi, i koordinuar nga gjyqësori dhe i mbuluar nga sekreti hetimor, po i mban të gjitha hipotezat hapur.


Sipas Guardia Civil, dy gratë e vrara janë vjehrra dhe motra e një krimineli të dënuar të njohur si “Baba” (El Baba), autori i dyshuar i një të shtëne të regjistruar në muajin shtator të vitit 2024 në një lagje të afërt të Huelvës, e cila la një të vdekur dhe dy të plagosur.


Kjo pritë duket se ka shkaktuar larjen e hesapeve midis klaneve.


Subjekti 18-vjeçar i plagosur është nipi i “Babës” (El Baba), sipas hetuesve, të cilët kanë kryer kërkime dhe arrestime të shumta në ishullin Kristina (Isla Cristina) që nga viti 2024 kundër anëtarëve të klaneve të përfshira në konflikte.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
MBRETËRIA E SPANJËS | TËRMET 5 BALLË NË GRANADË.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një tërmet 5 ballë goditi zonën Alhendin të Granadës, në rajonin jugor të Andaluzisë, Spanjë, në orën 1:40 të mëngjesit të kaluar, duke shkaktuar dëme materiale dhe rret

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page