MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): RRJETET RUSE DHE IZRAELITE PËRHAPËN INFORMACIONE TË RREME NË LIDHJE ME KEUTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Pati rrjete ruse dhe izraelite që përhapën një gënjeshtër duke nënkuptuar se nëse do të hyje me not në qytetin autonom të Keutës (Ceuta), nuk do të të kthenin mbrapsht në kufi, gjë që nuk është e vërtetë”.
Kështu tha kryeministri Pedro Sançez (Sanchez), për entin mediatik Sociedad Española de Radiodifusión “Cadena Ser”.
“Një vendim i Gjykatës së Lartë është shtrembëruar dhe përhapur në mediat sociale përmes dezinformimit të rremë, përfshirë edhe nga organizatat kriminale”, -tha kryeministri Sançez (Sanchez) më tej, duke shtuar se dezinformimi u shoqërua me një lëvizje ndërkombëtare të ekstremit të djathtë që përdor vazhdimisht migracionin jo vetëm për të sulmuar Spanjën, por edhe Evropën, dhe për ta ndarë atë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments