MBRETËRIA E SPANJËS | ISH-ZYRTARI I LARTË I MINISTRISË SË BRENDSHME TË UKRAINËS IHOR HRUSHEVSKI U GJET I VDEKUR RRETHANA MISTERIOZE NË PISHINËN E KOMPLEKSIT REZIDENCIAL “CALA ALTA” NË VILLAJOYOSA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës gjendet i vdekur në Spanjë.
Enti mediatik “El Español” raporton se z. Ihor Hrushevski (Hrushevskyi) u mbyt në rrethana misterioze në pishinën e kompleksit rezidencial Cala Alta në Villajoyosa.
61-vjeçari u gjet i mbytur pa shenja dhune, megjithëse gjaku i dilte nga veshi.
Shkaku i vdekjes është i panjohur; arresti kardiak ose goditja në tru janë të mundshme, por vrasja nuk përjashtohet.
Z. Hrushevski më parë shërbeu si zyrtar i lartë në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës dhe më vonë në Policinë Kombëtare.
Në vitin 2024, z. Maksim Kuzminov, një pilot rus që kishte dezertuar në Ukrainë në vitin 2023 duke rrëmbyer një helikopter Mi-8, u vra në një parking nëntokësor në Spanjë.
Shërbimet e inteligjencës ruse morën përgjegjësinë për vrasjen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments