MBRETËRIA E SPANJËS: KONFERENCA MË E MADHE E OKB-së PËR NDIHMËN PËR ZHVILLIM MBAHET NË SEVILJE | RRETH 50 UDHËHEQËS BOTËRORË TË PRANISHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30
- 2 min read

Sevilje, Mbretëria e Spanjës | Një konferencë e OKB-së fillon sot në Mbretërinë e Spanjës për të mbledhur mbështetje për ndihmën për zhvillim, një sektor në krizë për shkak të shkurtimeve të fondeve nga ShBA-ës që rrezikojnë luftën kundër varfërisë.
Të paktën 50 udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin francez Emanuel Makron, kenianin Uilliam (William) Ruto, Presidenten e BE-së Ursula von der Leien (Leyen) dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, do të mblidhen në qytetin e Seviljes nga 30 qershori deri më 3 korrik.
Por Shtetet e Bashkuara, një lojtar kyç, po i shpërfillin bisedimet e tilla më të mëdha në një dekadë, duke treguar dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër urisë, sëmundjeve dhe ndryshimeve klimatike.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Siril Ramafosa (Cyril Ramaphosa), vendi i të cilit, është përpjekur të promovojë prioritetet e Jugut, siç është borxhi, gjatë presidencës së tij në G20-të, e anuloi vizitën e tij duke përmendur shqetësime politike të brendshme.
Më shumë se 4000 përfaqësues nga bizneset, shoqëria civile dhe institucionet financiare do të vazhdojnë të marrin pjesë në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara të vendosura për vitin 2030 po bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u arritur, ashtu si vendet më të pasura të botës po tërhiqen nga fondet për zhvillim.
Eliminimi nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trum) i agjencisë amerikane të zhvillimit USAID është shembulli më i qartë, me Gjermaninë, Britaninë dhe Francën, ndër ekonomitë e tjera të pasura, që bëjnë shkurtime përballë prioriteteve konkurruese si mbrojtja.
Organizata globale bamirëse Oxfam thotë se shkurtimet në ndihmën për zhvillim janë më të mëdhatë që nga viti 1960, dhe Kombet e Bashkuara vlerësojnë hendekun në rritje në financimin vjetor të zhvillimit në 4 trilionë dollarë.
Sipas Bankës Botërore, më shumë se 800 milionë njerëz jetojnë me më pak se 3 dollarë në ditë, me varfërinë ekstreme që po rritet veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane.
Ndërprerja e tregtisë globale e shkaktuar nga tarifat e Presidentit Tramp (Trump) dhe konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë kanë dhënë goditje të mëtejshme kohezionit diplomatik të nevojshëm për të përqendruar përpjekjet në ndihmën e vendeve për t'u larguar nga varfëria.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments