top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): KËRKOJ PEZULLIMIN E MENJËHERSHËM TË MARRËVESHJES BE-IZRAEL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Në Gaza ekziston një situatë katastrofike gjenocidi: ne mbështesim kërkesën e OKB-së për akses në ndihmë, një armëpushim dhe për të ecur përpara drejt zgjidhjes me dy shtete”.


Kjo u deklarua nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez), duke mbërritur në Këshillin Evropian.


Izraeli po shkel Nenin 2, atë mbi të drejtat e njeriut, të marrëveshjes BE-Izrael: sot do të kërkoj pezullimin e menjëhershëm të kësaj marrëveshjeje”, shtoi ai.


Nuk ka kuptim që ne kemi paraqitur 18 paketa sanksionesh kundër Moskës për agresionin e saj kundër Ukrainës dhe pastaj Evropa, me një standard të dyfishtë, nuk është as e aftë të pezullojë një marrëveshje asociimi me Izraelin pas dy shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page