MBRETËRIA E SPANJËS: 14 ZJARRE AKTIVE; MBI 6000 TË EVAKUUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Në Spanjë, aktualisht ka të paktën 14 zjarre aktive në shtatë komunitete autonome”, shpjegoi Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen.
Sipas vlerësimeve të mediave iberike, mbi 6000 njerëz janë evakuuar si masë paraprake në orët e fundit.
Zonat më të prekura janë rajonet veriperëndimore dhe perëndimore të Galicias, Kastil-Leonit (Castile-Leon) dhe Ekstremadurës (Extremadura).
Duke folur për radion “Cadena Ser”, Ministrja Aagesen shtoi se, për momentin, nuk është në dispozicion një llogaritje e saktë e hektarëve të tokës së djegur.
“Këto shifra janë më të ulëta se në vitet e tjera, por për sa i përket sasisë së zjarreve, ato janë shumë më të larta. Situata është e ndërlikuar”, argumentoi ajo.
Deri më tani, dy veta kanë humbur jetën në zjarre: një në Madrid dhe një në provincën e León.
Në rajonin e fundit, bimësia e zonës natyrore Las Médulas, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ka pësuar dëme të rënda, sipas mediave lokale.
Disa veta janë plagosur gjithashtu; të paktën 18 persona janë plagosur, përfshirë tre zjarrfikës.
Megjithatë, kushtet duket se janë përmirësuar në dy nga zjarret më shqetësuese të ditëve të fundit, atë të Tres Kantos (Cantos) - Madrid dhe atë të Tarifës - Kadiz.
Të dy zjarret aktualisht konsiderohen të stabilizuar.
Por polemikat janë të shumta: kryetarët e disa qyteteve të prekura nga zjarret, veçanërisht në Kastile (Castile)-Leon, po denoncojnë braktisjen dhe burimet e pamjaftueshme të zjarrfikësve.
“Shërbimet e emergjencës vazhdojnë të luftojnë zjarret në disa pjesë të vendit tonë”, shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sánchez) këtë mëngjes në rrjetin social virtual Iks (X).
“Situata mbetet serioze dhe kujdesi maksimal është thelbësor”, shtoi ai.
Për të mbështetur luftën kundër zjarreve, qeveria ka dërguar Njësinë Ushtarake të Emergjencave në disa zona.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments