top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZMIR: DY TË VDEKUR NGA ZJARRET E QËLIMSHME | ORGANIZATA “FËMIJËT E ZJARRIT” KA MARRË PËRGJEGJËSINË PËR DHJETËRA ZJARRE NË 6 QYTETE TURKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 4
  • 2 min read
ree

Izmir, Turqi | Dy veta janë vrarë në zjarret që kanë shpërthyer për të shtatën ditë me radhë në pjesë të ndryshme të Turqisë, ndërsa një organizatë praktikisht e panjohur - e cila, pretendon se ka lidhje me PKK- në - ka marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme zjarrvënëse.


Viktima e parë ishte një burrë i moshuar 81 vjeç, i cili, ishte i shtrirë në shtrat; vetëm në shtëpinë e tij kur ajo shpërtheu në flakë.


Pak më vonë, një operator ekskavatori, Ibrahim Demir, u vra ndërsa merrte pjesë në përpjekjet për të shuar zjarrin në lagjen Endemiz”, sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”.


Një organizatë që e quan veten “Fëmijët e Zjarrit” ka marrë përgjegjësinë për dhjetëra zjarre në gjashtë qytete turke, sipas një deklarate të postuar në internet.


Grupi nuk është shumë i njohur. Ai pretendon se është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.


PKK, e cila, njoftoi në maj se po i jepte fund luftës së saj 40-vjeçare guerile dhe do të shpërbëhej, nuk ka komentuar deri më tani.


Zjarrfikësit, të ndihmuar nga helikopterë dhe aeroplanë, ende po luftojnë me flakët në zonat malore përreth Izmirit.


Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë përreth vendpushimit të Çeşmesë.


Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) tha se rreth 200 shtëpi ishin shkatërruar nga zjarret dhe autoritetet po ofronin strehim alternativ për banorët e tyre.


Zjarre shpërthyen në Antalia dhe në zonat pyjore pranë Stambollit. Zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll shumë nga këto fronte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page