top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | UENDI DAFI (WENDY DUFFY) PAGOI 10 MIJË PAUND TË KRYEJË VETËVRASJE TË ASISTUAR NË KLINIKËN ZVICERANE “PEGASOS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Një grua britanike fizikisht e shëndetshme zgjodhi të udhëtonte për në Konfederatën e Zvicërës për të kryer vetëvrasje të asistuar këtë javë, e paaftë të duronte dhimbjen dhe stresin psikologjik që rrjedh nga humbja e djalit të saj të vetëm, i cili vdiq katër vjet më parë.


Znj. Uendi Dafi (Wendy Duffy), me moshë 56 vjeçe, ish-punonjëse e kujdesit social nga Uest Midllnds (West Midlands), është miratuar nga klinika zvicerane “Pegasos”, të cilës i pagoi 10,000 paund, dhe po përgatitet për momentet e saj të fundit.


Jeta ime, zgjedhja ime. Do të doja që ky opsion të ekzistonte në Mbretërinë e Bashkuar”.


Kështu tha ajo për entin emdiatik “Daily Mail”- duke vënë në dukje se eutanazia nuk është e ligjshme në vendin e saj.


Projektligji që po debatohet aktualisht në Parlament (i cili do të lejonte ende fundin e jetës vetëm për të rriturit me sëmundje terminale në Angli dhe Uells) tani ka ngecur mes polemikave mbi pengimin nga anëtarët e Dhomës së Lordëve, pavarësisht miratimit të Dhomës së Komunave.

 

Djali i saj, Markusi (Marcus), vdiq në moshën 23 vjeç pasi u mbyt ndërsa hante një domate.


Mund të hidhesha nga një mbikalim ose një ndërtesë, por kjo do të linte këdo që më gjente atje të përballej me atë skenë për pjesën tjetër të jetës së tij”, tha znj. Dafi (Duffy), e cila, më parë kishte tentuar vetëvrasje dhe rrezikonte të bëhej e paaftë.


Familja e saj (katër motra dhe dy vëllezër) u informuan për vendimin, të marrë përballë pamundësisë për të vazhduar të jetonte me një gjendje psikologjike që ajo e konsideron të padurueshme.


Rasti i saj ka tronditur opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka nxitur më tej debatin për fundin e jetës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page