MBRETËRIA E BASHKUAR | PARTIA E PUNËS (LABURISTE) SHPALLI DEPUTETIN ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) SI UDHËHEQËSIN E SAJ TË RI; NGA DITA E HËNË DO TË JETË KRYEMINISTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Partia e Punës (Laburiste) Britanike kurorëzoi ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit dhe ish-ministrin Endi Bërnem (Andy Burnham), aktualisht deputet, me moshë 56 vjeç, si udhëheqësin e saj të ri, duke zëvendësuar kryeministrin në largim Keër Starmër (Keir Starmer), i cili dha dorëheqjen në qershor.
Z. Bërnem (Burnham) u vlerësua falë mbështetjes dërrmuese të grupit parlamentar të shumicës dhe sindikatave të lidhura me Partinë e Punës (Laburiste).
Në mungesë të ndonjë konkurrenti, ai nuk do të duhet t'i nënshtrohet votimit të anëtarëve dhe automatikisht do të pasojë kryeministrin Starmër (Starmer) si kreu i qeverisë pas dorëzimit ritual në Dauning Strit (Downing Street) të planifikuar për ditën e hënë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




