MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) MUND TË JAPË DORËHEQJEN NË FAVOR TË KRYETARIT TË BASHKISË SË MANÇESTERIT ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) mund të japë dorëheqjen në favor të kryetarit të bashkisë së Mançesterit, z. Endi Bërnem (Andy Burnham).
Enti mediatik “Daily Telegraph” raportoi se dy ditë më parë, z. Bërnem (Burnham) njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Dhomën e Komunave (dhoma e ulët e Parlamentit) në zonën zgjedhore të Makerfilldit në Anglinë veriore, dhe dje Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste miratoi kandidaturën e tij.
Nëse zgjidhet në Parlament, z. Bërnem (Burnham) mund të aspirojë potencialisht për postin e kryeministrit.
Janarin e kaluar, ai kishte tentuar të kandidonte në zgjedhjet e pjesshme në zonën zgjedhore Gorton dhe Denton në Mançester, por udhëheqja e Partisë Laburiste e bllokoi kandidaturën e tij.
Burime të cituara nga enti mediatik “Daily Telegraph” thonë se Kryeministri Starmër (Starmer) po shqyrton të gjitha opsionet dhe mund të japë dorëheqjen vullnetarisht, pavarësisht se ka përsëritur publikisht gatishmërinë e tij për të hedhur poshtë çdo përpjekje për të sfiduar udhëheqjen e tij.
“Ky skenar do të ishte i mundur nëse fraksione të ndryshme brenda Partisë Laburiste do të bashkoheshin rreth z. Bërnem (Burnham) duke theksuar gjithashtu se Kryeministri Starmër (Starmer) nuk ka gjasa të japë dorëheqjen para rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të Makerfilld”, raportoi enti mediatik në fjalë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments