top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) PRITET TË JAPË DORËHEQJEN TË HËNËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) pritej të jepte dorëheqjen të hënën dhe të përcaktonte një afat kohor për largimin e tij, megjithëse një burim qeveritar tha se kryeministri mbeti i përqendruar në vazhdimin e punës së qeverisjes”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “The Observer”.


Kërcënimi ndaj pozicionit të kryeministrit Starmër (Starmer), i cili është krijuar prej muajsh, u rrit ndjeshëm të premten kur rivali i tij Endi Bërnem (Andy Burnham) fitoi një vend në parlament që do t'i lejonte atij të niste një sfidë zyrtare për udhëheqje.


Kryeministri Starmër (Starmer) po e diskutonte çështjen me gruan e tij në rezidencën e tij në Çekërz (Chequers) përpara se të merrte një vendim përfundimtar, por figura të larta të Partisë së Punës (Laburiste) prisnin një deklaratë të qartë mbi të ardhmen e tij që të hënën.


Ai tha të premten se do të luftonte kundër çdo sfide ndaj pozicionit të tij dhe i bëri thirrje Partisë Laburiste të mos e shkatërronte veten me grindje të brendshme.


Më shumë se 100 ligjvënës të zgjedhur në partinë e tij (afërsisht një e katërta e të gjithë përfaqësuesve të Partisë Laburiste në Dhomën e Komunave) kanë thënë publikisht se duan që kryeministri Starmër (Starmer) të japë dorëheqjen ose të përcaktojnë një afat kohor për largimin e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page