top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (ÇHARLS) III MBUSHI 77 VJEÇ; U ORGANIZUA NJË FESTË PRIVATE DHE E THJESHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Një festë private dhe relativisht e thjeshtë për ditëlindjen e Mbretit Karl (Charles) III, i cili, sot mbush 77 vjeç.


Një përvjetor i festuar me bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Kamila (Camilla), siç është zakon, përtej përshëndetjeve publike të marra këtu e atje - kryesisht nga trashëgimtari i fronit, Uilliam (William), dhe bashkëshortja e tij, Keit (Kate) - dhe përshëndetjes me 41 topa të shtëna topash në nder të tij nga Artileria Mbretërore me Kuaj nga Grin Parku (Green Park), pranë Pallatit Bakinghem (Buckingham).


Për këtë rast, pallati botoi një portret të bërë disa ditë më parë nga znj. Mili (Millie) Pilkington në oborrin e rezidencës mbretërore fshatare Sandringham, në Norfolk të Anglisë.


Mbreti Karl (Charles) III, i veshur me një xhaketë me ngjyrë të çelët dhe duke mbajtur një bastun elegant, u fotografua gjithashtu duke u angazhuar në disa aktivitete kopshtarie për revistën Kantri Laif (Country Life).


Festimet zyrtare të ditëlindjes së sovranëve britanikë tradicionalisht rezervohen për paradën Trooping the Colour në muajin qershor.


Megjithatë, festimet e ditëlindjes së tyre janë zakonisht më intime dhe private.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page